Sep 26, 2018 admin Kryesore, Nacionale, Turizem 0
Në gusht të këtij viti u regjistruan 27% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që sa i takon shifrave të 8-mujorit regjistrohet një rritje prej 16.8% e vizitorëve të huaj.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhënat faktike sipas INSTAT mbi Shqipërinë turistike për periudhën janar-gusht 2018.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion mbi rritjen e ndjeshme të vizitorëve e turistëve të huaj në vendin tonë për 8-mujorin e këtij viti, krahasuar me një vit më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Konkretisht, në vitin 2017 u regjistruan 1 142 198 vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2018 u regjistruan 1 449 952 vizitorë të huaj.
Po ashtu, sa i takon shifrave të 8-mujorit, në vitin 2018 u regjistruan 16.8% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar. Konkretisht për periudhën janar-gusht 2017 u regjistruan 3 765 515 vizitorë, ndërsa për periudhën janar-gusht 2018 u regjistruan 4 397 638 vizitorë.
Rritja më e lartë e vizitorëve regjistrohet nga Gjermania me 82.5 % vizitorë.
Feb 16, 2019 0
Feb 16, 2019 0
Feb 16, 2019 0
Feb 15, 2019 0
Feb 16, 2019 0
Feb 16, 2019 0
Feb 16, 2019 0
Feb 15, 2019 0
Feb 16, 2019 0
Nderkohe qe mijera protestues, pasi eshte çare kordoni policor kane tentuar te hyjne ne Kryeministri, duke i vene flken edhe deres, vjen reagimi i pare i kryeministrit Rama, teksa ndodhet ne Vlore. Me nje shenim ne faqen e tij ne Instagram, ai krahason takimin e Vlores dhe protesten qe po mbahet...Feb 11, 2019 0
Nikolla Kaliniq nuk është vetëm basketbollist i mirë. Ai është edhe një qytetar mendjehapur i Serbisë, të cilit i pëlqen të lexojë romanin «Njëqind vjet vetmi» të Gabriel García Márquez ose romanin «Shumë faleminderit» të Marko Vidojkoviqit, një vepër satirike për...