Ju kujtohet njoftimi çuditshëm i pak kohëve më parë, ku kërkohej një person që të kujdesej dhe të përkëdhelte 55 mace në ishullin grek të Siros?! Pas një muaj e gjysmë dhe pas 40 mijë CV të personave që dëshironin atë punë, padroni i maceve zgjodhi Jeffyne Telson nga California, SHBA.
“Nuk do t’jua merrte mendja kurrë që do të vinte kjo ditë por gjetëm personin e duhur për këtë punë. Jemi 100% të sigurt për zgjedhjen tonë dhe jemi të lumtur t’ju prezantojmë Jeffyne Telson, themeluesen dhe presidenten e ResQcats në Santa Barbara, Californi.
Prej vitin 1997 ajo ka drejtuar këtë qendër për mace në mënyrë të suksesshme dhe për 21 vjet u ka gjetur shtëpi 3 mijë maceve. Jeffyne Telson do të qëndrojë me në deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe pastaj do të kthehet te macet e saj në SHBA”- thuhej në njoftimin e God’s Little People Cat Rescue.
Kujtojmë njoftim e publikuar në fillim të gushtit nga God’s Little People Cat Rescue.
“Kërkohet një adhurues macesh që të dijë të kujdeset dhe të menaxhojë shumë mace. Ai ose ajo duhet të jetë më i madh se 45 vjeç, të jetë i përgjegjshëm, i ndershëm, të ketë një zemër të bardhë, t’i ushqejë dhe t’i çojë te veterineri. Gjithashtu duhet të dijë të drejtojë dhe makinën- shkruhej në njoftim, i cili sapo u publikua bëri xhiron e botës.
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Sep 23, 2018 0
Nov 03, 2017 0
Oct 08, 2017 0
Oct 04, 2017 0
Feb 18, 2019 0
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se për momentin koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, por AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë. Isufi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ndajnë...Feb 18, 2019 0
Futbollisti i njohur kosovar Granit Xhaka, mbrëmë ishte në mesin e shumë shqiptarëve që festuan Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Londër. Nga fotot e publikuara nga Alb Uk Tv, talenti me prejardhje nga Prishtina, shihet shumë i lumtur, tek sa feston më shumë mërgimtarë. Granit...