May 30, 2018 admin Kryesore, Nacionale, Shendeti 0
Me këtë rast, dr. Nexhmedin Shala, drejtor i Klinikës së Neurologjisë dhe nënkryetar i Shoqatës së neurologëve të Kosovës, tha se përmes shënimit të kësaj dite kanë për qëllim të bëjnë sensibilizimin e opinionit dhe vendimmarrësve për luftën kundër sklerozës multiple.
Sipas tij, Kosova ka të evidentuar mbi 1300 persona të diagnostikuar me sklerozë multiple, përderisa aktualisht në terapi janë vetëm 100 prej tyre. Ai tha se nga skleroza multiple janë të goditura grup-moshat e ndryshme, duke filluar nga mosha 15 vjeçare e tutje.
Dr. Shala, njoftoi se Klinika e Neurologjisë ka staf të mjaftueshëm profesionalë për trajtim të kësaj sëmundje, por nevojitet përkrahje më e madhe në trajtim me terapi.
Në anën tjetër, z. Labinot Demi nga Shoqata e pacientëve me Sklerozë Multiple, tha se nevojitet përkrahje më e madhe për këtë kategori të pacientëve dhe mbulim i formave të terapisë për ta, ngase momentalisht në terapi janë vetëm 100 pacientë
Ai lavdëroi punën e stafit shëndetësor të Klinikës së Neurologjisë, të cilët sipas tij në vazhdimësi japin përkrahje profesionale për këtë kategori të pacientëve.
Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur) dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kosova-me-1300-te-semure-nga-skleroza-multipl-542498/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Feb 18, 2019 0
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se për momentin koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, por AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë. Isufi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ndajnë...Feb 18, 2019 0
Futbollisti i njohur kosovar Granit Xhaka, mbrëmë ishte në mesin e shumë shqiptarëve që festuan Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Londër. Nga fotot e publikuara nga Alb Uk Tv, talenti me prejardhje nga Prishtina, shihet shumë i lumtur, tek sa feston më shumë mërgimtarë. Granit...